EMRI/ Po bënte stërvitje pranë Urës së Vashës, 33-vjeçari bie në lumë dhe mbytet

Jul 12, 2026 | 10:18

Një 33-vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos.

Capture-122-770x414

Ngjarja e rëndë ka ndodhur që pasditen e së shtunës, teksa i riu Erkin Lika ka qenë duke bërë ngjitje me litar kur dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Mat.

33-vjeçari dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse. Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca kërkimore si dhe palombarët e repartit RENEA.

Deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të 33-vjeçarit.

© Panorama.al

Te lidhura