Një aksion kundër kultivimit të drogës është zhvilluar në Mirditë, ndërsa tre persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve edhe një grua.
Policia bën me dije se ka goditur tre raste të kultivimit të lëndëve narkotike.
Një 22 vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Sheshaj, u kap duke u kujdesur për 222 bimë kanabisi të kultivuara në këtë zonë.
Një 47-vjeçar ra në pranga pasi u kap duke u kujdesur për 151 bimë kanabisi. Po ashtu, u arrestua edhe një grua pasi u kap duke u kujdesur për 63 bimë kanabisi në Laç
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrolleve intensive në territor, nga toka dhe ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, goditën 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i veprimeve policore:
* Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin J. R., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrolleve të kryera në fshatin Sheshaj, Mirditë, u kap duke u kujdesur për 222 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në këtë zonë.
* Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 47 vjeç, banues në Fshat Laç, Kurbin, pasi u kap duke u kujdesur për 151 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
* Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasen V. M., 44 vjeçe, pasi në lagjen “Rrahu i Pashës”, Laç, u gjetën 63 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, për të cilat dyshohet se kujdesej ajo.
Bimët narkotike të konstatuara u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
© Panorama.al












