
Barak Obama do t’i drejtohet sonte Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike, ku do të pranojë formalisht edhe nominimin për mandatin e dytë në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Fjalimi i Obamës do të shënojë edhe kulmin e Konventës triditore në Sharllotë të Karolinës së Veriut.
Obama pritet të përshkruajë vizionin e tij për të ardhmen e Amerikës. Më parë në mbështetje të tij kanë folur, bashkëshortja, Mishel Obama dhe ish presidenti, Bill Klinton. Fjalimet e tyre janë pritur mjaft mirë nga amerikanët.
Në zgjedhjet e 6 nëntorit ai do të sfidohet nga kandidati republikan, Mit Romni.
© Panorama.al











