UASHINGTON- Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës krijoi 200,000 vende të reja pune në dhjetor, duke shënuar muajin e gjashtë me radhë të rritjes, tregojnë shifrat zyrtare.
Siç njofton BBC, rritja ishte shumë më tepër se sa pritej. Analistët kishin parashikuar një rritje prej rreth 150.000 vende të reja pune.
Norma e papunësisë në SHBA ra në 8.5%, që ishte niveli më i ulët në gati tre vjet, nga 8.7% që ishte në nëntor, tha Departamenti i Punës.
Vende të reja pune u hapën në prodhim, në transport, kujdes shëndetësor dhe disa fusha të tjera.
Për vitin 2011 si një i tërë, në SHBA janë krijuar rreth 1.6 milion vende pune, shifra më e lartë që prej vitit 2006. Sektori privat ka njohur rritje më të madhe në krahasim me atë shtetëror.
© Panorama.al











