Shahu në Armeni, tashmë si lëndë e detyruar në shkolla

Sep 19, 2011 | 17:28

Shahu, është shndërruar në lëndë të detyrueshme në shkollat e Armenisë, për të gjithë fëmijët mbi moshën 6 vjeçare.

Zyrtarët e arsimit në Armeni thonë se ky hap ka për synim nxitjen e të menduarit të pavarur tek brezat e rinj.

Plani ka hyrë në fuqi me fillimin e këtij viti akademik. Më shumë se 40,000 nxënës në rreth 1,500 shkolla të Armenisë janë furnizuar tashmë me literaturë të nevojshme si dhe me nga një fushë shahu..

Ka patur mjaft kundërshtime nga opozita lidhur me vendimin, por studimet e kryera nga shkencëtarët perëndimore flasin se të mësuarit e shahut në moshë të re, forcon aftësitë e zgjidhjes së problemit dhe ka ndikim të mirë në përqëndrim, memorie etj.

© Panorama.al

Te lidhura