VIDEO/ “A jeni normal more? Çfarë po beni!!”- Përkrahësit e Lapajt përplasjen me Policinë: Duan të na largojnë se dikush tjetër do të protestojë, po ne këtu ç’po bëjmë?!

Dec 15, 2025 | 16:54

Sërish kanë vijuar përplasjet te Kryeministria mes Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij nga policisë.

perplasje kryeministria

Shkak kësaj here ka qenë një gardh metalik që forcat e policisë e kanë vendosur në fillim të trotuarit duke larguar nga trotuari Lapajn dhe mbështetësit e tij që qëndrojnë prej disa ditësh në shesh.


Herë pas here dëgjohen thirrje në videon nga protesta, teksa iu drejtohen policëve “Çfarë po bëni? A jeni normal?” Ndërkohë vete kreu i Shqipëria Bëhet, dëgjohet teksa thotë se forcat e rendit duan largimin e tij dhe të mbështetësve nga sheshi, duke iu mohuar e drejta e protestimit.

Gjithashtu në video, Lapaj dëgjohet të akuzojë policinë se ka dhunuar një protestues dhe më pas u kërkua edhe ndërhyrja e ambulancës.

Gardhi metalik u vendos pasi një tjetër protestë, ajo e Foltores, do zhvillohet në orën 18:00 nga Partia Demokratik dhe Sali Berisha, në sheshin para Kryeministrisë

Lapaj dhe protestuesit aty kanë kundërshtuar vendosjen e gardhit duke u shtyrë me policinë.

© Panorama.al

Te lidhura