Kuqezinjtë e Alegrit, tre javë në përfundimi i Serisë A, mposhtën minimalisht Bolonjën me rezultatin 1-0. Goli i fitores u shënua që në minutën e 8-të të takimit nga Flamini. Kjo fitore e ngjit Milanin në kuotën e 77 pikëve, 8 më shumë se Interi i vendit të dytë që fitoi ditën e shtunë 1-2 me Çezenan. Ndërkohë, pretendimet e Udinezes për një vend në zonën “Champions” kanë marrë një goditje të rëndë. Në Firence, friulianët janë mundur me rezultatin 5-2 nga vendësit e Fiorentinës. Katania merr një fitore me mjaft vlerë, 2-0 përballë Kaljarit, që thuajse i siguron asaj qëndrimin edhe për në sezonin e ardhshëm në Serinë A. Sicilianët, të mbetur me 10 lojtarë në minutën e 75-të të takimit, shënuan dy herë, fillimisht në minutën e 78-të e më pas në minutën e 82-të. Sampdoria e Breshia ndanë nga një pikë pas barazimit 3-3 në Xhenoa, kurse Parma mposhti Palermon 3-1 e Kievo mundi Leçen 1-0.











