Serbia vendos dënimin, 116 vjet burg për “Grupin e Gjilanit”

Sep 20, 2012 | 12:59

Të 11 anëtarët shqiptarë të “Grupit të Gjilanit”, nga ish-UÇK-ja janë dënuar nga Gjykata e Lartë serbe me 116 vjet burg për krime lufte. Gjashtë veta u liruan nga akuza për krime lufte kundër civilëve në Gjilan në vitin 1999, njoftojnë mediat serbe. Sipas autoriteteve serbe, anëtarët e “Grupit të Gjilanit” janë dënuar për shkak se “nga fillimi i qershorit deri në fund të dhjetorit të vitit 1999 kanë torturuar brutalisht për vdekje të paktën 80 njerëz dhe të paktën 34 njerëz janë zhdukur, përderisa afro 153 persona janë arrestuar ilegalisht, janë torturuar dhe më pas liruar”.

© Panorama.al

Te lidhura