Serbia bën arrestime në Veri të Kosovës, EULEX-i bën sehir

May 9, 2011 | 13:55

MUP-i i Serbisë e kryen punën në Veri, ndërsa Policia e Kosovës dhe ajo speciale e EULEX-it shikojnë vetëm si spektatorë. Burime të “Koha Ditore” kanë komentuar ngjarje nga pjesa Veriore e Mitrovicës në orët e vona të së premtes, kur dy grupe të rinjsh serbë i kanë larë hesapet mes tyre me shkopinj druri. Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it nuk kanë ‘guxuar’ të ndërhyjnë në këtë rrahje masive apo të arrestojnë dikë, derisa aty kanë ardhur pjesëtarët e MUP-it të Serbisë me tri makina, duke e qetësuar situatën. MUP-i i ka arrestuar katër prej tyre, të cilët i kanë dërguar në bazën e Policisë së Serbisë, e cila gjendet në ndërtesën e zjarrfikësve në Veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës ka mohuar të ketë të arrestuar. Sipas burimeve të gazetës, kanë qenë tri automjete të Policisë së Serbisë, një automjet “Mercedes” i zi, me targa të reja serbe KM-002 SZ, një xhipi “BMW” X5 i bardhë, një xhip “Hyundai” i zi, të dy pa targa.

© Panorama.al

Te lidhura