Serbi: Boris Tadiç kërcënohet me vdekje

Jan 17, 2012 | 11:11
Presidenti Tadiç

Presidenti serb, Boris Tadiç dhe disa zyrtarë të tjerë në Beograd janë kërcënuar me vdekje nëpërmjet një mesazhi dërguar një zyrtari në Ministrinë e Brendshme. Përveç Tadiçit, në mesazh kërcënoheshin ministri i Brendshëm, Daçiç, kreu i policisë, Veljoviç dhe patriarku ortodoks, Irinej. Sipas të përditshmes serbe, “Blic”, bazuar në burimet e Ministrisë së Brendshme në Beograd, mesazhi është dërguar nga klani “Sariç”, një nga klanet kriminale më të rrezikshme në Serbi. Ky klan ka pasur plane që në vitin 2010 për ekzekutimin e Presidentit serb dhe disa zyrtarëve të tjerë. Shërbimet Sekrete Serbe, gjatë hetimit të një organizate kriminale, të drejtuar nga shtetasi serb Darko Sariç në vitin 2010, zbuluan edhe planin për vrasjen e Presidentit Tadiç.

© Panorama.al

Te lidhura