Serbët fillojnë heqjen e barrikadave

Dec 5, 2011 | 13:01

Serbët e veriut kanë filluar të heqin barrikadat rreth ores 11:30 Zveçan-Jagnjenica të Zubin Potokut.

Kjo vjen si rezultat i marrëveshjes së arritur sot nga përfaqësuesit e KFOR-it dhe kryetarit paralel të Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq. Zubin Potok – Zveçan do të jetë e kalueshme për trafikun. KFOR-i do të përcaktojë pikën për kontrollin e automjeteve.

Mësohet se serbët në barrikada janë pajtuar të largohen, me kushtin që aty të vendoset një postbllok i KFOR-it së bashku me pjesëtarë të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb.

© Panorama.al

Te lidhura