Serbët e veriut vendosin pro referendumit

Dec 28, 2011 | 19:25

MITROVICE- Të ashtuquajturit delegatë të kuvendeve komunale të komunave veriore, përkatësisht të veriut të Mitrovicës dhe Zveqanit, kanë votuar të mërkurën pro mbajtjes së referendumit në të cilin qytetarët serbë do të përcaktohen nëse duan t’i pranojnë institucionet e Kosovës. Sipas kryetarit ilegal në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, referendumi do të mbahet më 14 ose 15 shkurt të vitit të ardhshëm.

Pro këtij referendumi pritet qe të votojnë edhe delegatët e komunës së Zubin Potokut, ndërsa kryetari ilegal i komunës së Leposaviçit, Branko Niniç ka bërë të ditur se në komunën e tij nuk do të mbahet një mbledhje e tillë.

Mbledhja nuk do të mbahet sipas tij, ngase është i rezervuar ndaj idesë që qytetarët e veriut të përcaktohen në formë plebishitare për çfarëdo çështje, pra edhe për këtë.

© Panorama.al

Te lidhura