Aktori i njohur Mehdi Malkaj ishte pjesë e protestës së opozitës kundër mbylljes së TikTok. Në fjalën e tij aktori krahasoi protestat në Athinë dhe në Beogard, duke i bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protesta.
Aktori deklaroi se “nuk bëhet asgjë pa protestuar”, ndërsa shtoi se shqiptaret jane “fis trimash dhe jo delesh”.
“Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi TikTok. Sepse nuk e administron ai, sepse është ai që i bën të tëra. Ai që një ditë do na heqë edhe ajrin. Njerëz, po për tik tok pse nuk erdhet, ca ju ka bere tik tok? Nuk bëhet gjë pa protestë.
Po grekërit e dogjën Athinën për një gjë që kishte ndodhur 5 vite më parë. I duam apo nuk i duam serbet, e shqyen qeverinë, nuk di ku të futet ai Vuçiç. Po ne pse dele? Ne mesa di unë nuk jemi fis delesh, jemi fis trimash. Unë jam një trim se i dal përballë atij dhe nuk më dridhet qerpiku”, tha aktori Mehdi Malkaj.
© Panorama.al











