TIRANE- Mundesi shume te mire per te treguar maturi demokratike e ka quajtur ambasadori i BE-se ne Tirane, Ettore Sequi, diten e sotme ku votohet per drejtuesit e pushtetit vendor.
Duke vëzhguar nga afër procesin e votimit në shkollën e mesme “Abdulla Keta” në Tiranë, Sequi ka vleresuar pozitivisht pjesemarrjen se paku deri ne momentet qe ai fliste.
“Kam arritur të vëzhgoj disa qëndra votimi. Kam parë një numër të madh votuesish. Dua të shoh me sytë e mi një proces shumë të rëndësishëm për Shqipërinë”- tha ai, duke shtuar se nje vleresim final do ta beje pas perfundimin te procesit.











