Zgjedhjet, Sequi takon kreun e KQZ, Ristani

May 15, 2011 | 10:02

TIRANE- Ambasadori i Bashkimt Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka takuar mëngjesin e sotëm kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.

Mësohet se në qendër të bisedës së tyre ka qenë rezultati për kreun e Bashkisë së Tiranës, pasi edhe pse numërimi i votave ka mbaruar ende nuk është shpallur zyrtarisht fituesi.

Pas takimit, Sequi shprehu besimin e tij se procesi do të jetë demokratik. Ai theksoi edhe njëherë rënmdësinë e këtyre zgjedhjeve, duke I quajtur si një test shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe per institucionet e saj.

KQZ pritet te shpalle sot rezultatet perfundimtare per Tiranen.

© Panorama.al

Te lidhura