Sëmundja e diabetit, vuajnë 150 mijë shqiptarë

Nov 15, 2011 | 8:42

Në Shqipëri, mbi 150 mijë persona vuajnë nga diabeti. Zyrtarisht, prevalenca e sëmundjes është 1.95%, që do të thotë se kemi afërsisht 55 mijë diabetikë të njohur. Por depistimet e fundit të kryera në popullatë dëshmojnë se realisht prevalenca e diabetit të padiagnostikuar është 3-4%, që do të thotë se në shifra kemi nga 150-180 mijë diabetikë. Të dhënat u bënë publike dje në Ditën Botërore të Diabetit. “Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç, që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç. Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë, por kambanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe tek fëmijët”, tha mjeku endokrinolog, Florian Toti.

© Panorama.al

Te lidhura