Koncert pas koncerti ata vazhdojnë të jenë shumë të kërkuar gjithandej nga paraqiten. Publiciteti që u japin mediat kanë bërë që dy këngëtarët e njohur, Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, të arrijnë për koncerte edhe në Australi. Fotot, të cilat i kemi siguruar nga profili i Seldit, flasin më mirë për këtë gjë pasi shohim Seldin dhe Sinanin të cilët realizojnë fotografi në rrugët e qytetit të Melbournit. Dy këngëtarët gjithashtu kanë pasur rastin të vizitojnë edhe televizionin SBS. Se si do të kalojnë me mërgimtarët tanë në Australi, pritet të marrim impresionin e tyre pasi të kthehen…











