Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Fierit ka sekuestruar pronat dhe llogaritë bankare te nenes se nje personi arrestuar ne Londer per trafik narkotikesh.
Sipas njoftimit te policise, behet e ditur se jane sekuestruar pronat e Teferi Nuri Hamzaraj, nena e Fatos Xhavit Hamzaraj, 29 vjec, rezident në Angli, arrestuar po atje, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me tendencën e trafikut të lëndëve narkotike.
Mesohet se në total vlera e aseteve të sekuestruara është rreth 650 mijë euro dhe përfshin një apartament me sipërfaqe 120 metër katrorë në qytetin e Fierit, një sipërfaqe trualli 782 metër katrorë në komunën Cakran, një pikë karburanti në komunën Cakran me sipërfaqe 150 metër katrorë, disa garazhe, një palestër, një bar kafe, si dhe të gjitha pajisjet e ndodhura në këto aktivitete.
Sekuestrimi u be ne kuader ne nje operacioni te koduar ‘Lotaria e rreme’, pasi hetimet treguan se pasuria e djalit, transferohej tek familjaret e tij.
© Panorama.al











