Sekuestrohen në Portin e Durrësit 19 mijë euro cash, pak para nisjes së tragetit drejt Barit! Nisin hetimet për origjinën dhe qëllimet

Jun 17, 2026 | 12:53

Një tjetër valutë e konsiderueshme është kapur gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit.

eurot

Një shumë prej 19 mijë eurosh të padeklaruara është sekuestruar nga Policia Kufitare dhe Dogana, gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua mbrëmjen e kaluar në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore.

“Gjatë kontrollit të mjeteve dhe pasagjerëve në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, përpara imbarkimit në linjën detare Durrës–Bari, shërbimet konstatuan dhe sekuestruan shumën prej 19,000 eurosh, e cila nuk ishte deklaruar sipas detyrimeve ligjore”, thanë burime zyrtare.

Rasti është referuar pranë organeve kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe hetimore.

© Panorama.al

Te lidhura