Kinemaja shqiptare në zi, shuhet aktori i njohur Gjergj Lala! Nga Mihal Grameno i “Liri a vdekje”, te “Gjurmë në kaltërsi”

Jun 17, 2026 | 12:29

Kinemaja shqiptare përsëri në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Gjergji Lala, në moshën 79-vjeçare.

gjergj lala

Lala ishte një aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.

Ai ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi. Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin “Liri a Vdekje”. Në kinema ka rreth 10 filma ku ka marrë pjesë si aktor kryesor dhe në role dytësore.

gjergji lala 1

Prej vitesh ai ka jetuar në Itali ku është aktivizuar në filma dhe telefilma të ndryshëm.

gjergj lala4

Gjergji Lala ka lindur më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnje.

gjergj lala1

Filmografia e Gjergj Lalës:

Tokë e përgjakur (1976)

-Nusja dhe shtetërrethimi (1978)

-Liri a Vdekje (1979)

-Gjurmë në kaltërsi(1981)

-Në prag të lirisë, (1981)

-Shtëpia jonë e përbashkët, (1982)

-Një emër midis njerëzve (1983)

-Lumi që nuk shteron (1989)

gjergj lala2

© Panorama.al

Te lidhura