Sekuestrohen 98 kg drogë, në kërkim një person

Nov 29, 2011 | 9:35

GJIROKASTËR- Tjetër operacion antidrogë në Gjirokastër, finalizuar me sekuestrimin e 98 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se poseduesi i drogës është shpallur në kërkim, pasi kishte braktisur automjetin i gjurmuar nga policia.

Droga është gjetur në një makinë të braktisur ndërsa dyshohet se ajo ishte marrë në fshatin Lazarat.

Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të personit të shpallur në kërkim dhe as destinacionit që mendohet të kishte lënda narkotike.

© Panorama.al

Te lidhura