
IGUMENICE- Tre shqiptarë janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kufirin shqiptaro- grek. Shqiptarët po transportonin rreth 117 kg kanabis sativa, ndërsa janë pikasur nga policia greke.
Shtetasit shqiptarë u arrestuan, ndërsa njëri prej tyre ka braktisur çantën duke i shpëtuar policisë, pasi është kthyer sërish në tokën shqiptare.
Ndërkaq, policia ka sekuestruar sasinë e drogës e cila po transportohej për në Greqi. Thuajse çdo ditë policia shqiptare dhe ajo greke përballen me operacione të këtij lloji, ku trafikantë shqiptarë tentojnë të transportojnë sasi rë ndryshme të drogës drejt Greqisë.











