Në mënyrë surprizë, Klarens Sedorf del hapur kundër ligjvënësit të klubit kuqezi, Adriano Galianit. “Të gjithë ne kërkojmë transparencë, por për fat të keq, drejtuesit e Milanit nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim për të ardhmen time. Nuk kam pyetur menaxherin tim lidhur me këtë dhe s’do ta bëja kurrë. Nga ana tjetër, nuk dua të pres lajme nga mediat, përderisa kam një raport të mirë me Galianin, nga i cili pres një përgjigje të shpejtë. Personalisht kam shumë oferta, por për respekt të Milanit nuk i kam dhënë fjalën askujt”, shpjegon holandezi.











