Seanca plenare nisi me debate këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë.
Demokrati Tritan Shehu u ankua në nisje të seancës se mazhoranca po zvarrit projektligjet e propozuara nga opozita.
Në kundërpërgjigjen e tij socialisti Niko Peleshi tha se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë dhe se sipas tij janë demokratët ata që nuk janë paraqitur në komisione për të diskutuar për projektligjet.
Pjesë nga debati
Tritan Shehu: Nëse doni ta fundosni parlamentin në pushime të pajustifikuara nuk keni të drejtë. Juve po shkatërroni anën procedurale, po shtyni projektligjet që kemi sjellë ne, kështu keni vepruar edhe për kërkesën tonë për rezolutën për Srebrebicën në Kosovë. Kemi sjellë në parlament nismën për të njohur vetëm dy gjini, mashkull dhe femër dhe po e zvarrisni për të mos e sjellë në parlament. Po dëmtoni rëndë familjen dhe shoqërinë, po krijoni iluzione të gabuara, te ata që duan të godasin moralin e shoqërisë njerëzore. Të kalojë ligji për njohjen vetëm të dy gjinive. Të kalojë ligji menjëherë në dy seancat që kanë mbetur. Po godisni familjen. Miratoni atë ligj.
Niko Peleshi: Kemi punë shumë përpara sepse janë rreth 20 akte për tu miratuar. Parlamenti nuk fillon dhe mbaron në këtë foltore, jo vetëm të enjten por gjatë gjithë javës. Ju nuk paraqiteni në komisione. Dikush duhet të vijë në mbledhje të jetë aty jo vetëm për kuorum. Ta dinë edhe të gjithë shqiptarët se grupi parlamentar i PS e bën vetë të gjithë procesin në mungesën tuaj.
Ama duhet ta dinë edhe qytetarët, ju nuk vini në komisione dhe nëse ka komisione që nuk krijohet kuorum kjo vjen për shkak se shumë pak anëtarë të komisioneve nga opozita marrin pjesë nga opozita. Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses këtë kuvend për të filluar në shtator.
Vijon…
© Panorama.al











