Seanca në Durrës, Paro Laci akuza Berishës

Mar 22, 2011 | 11:59

DURRËS- Paro Laci, aksioner i klubit të futbollit “Partizani” ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë atë përgjegjës për arrestimin e tij. Deklaratat janë bërë nga salla e gjyqit, ku Laci ka dalë para trupit gjykues në durrës në pritje të caktimit të masës së sigurisë. Para fillimit të seancës, Laci ka sulmuar verbalisht kryeministrin Sali Berisha duke deklaruar se, “kam mbështetur gjithmonë Berishën, ndërsa tani jam kundër tij”.

Gjykata vendos sot për masën e sigurisë së Paro Lacit dhe 8 perosnave të tjerë arrestuar të shtunën që shkoi për mashtrim, ndikimit në instiutucione dhe trukim të ndeshjeve të futbollit.

© Panorama.al

Te lidhura