TIRANE- Kandidati i Partisë Socialiste për Avokatin e Popullit, Igli Totozani u votua me 127 vota pro dhe vetëm 2 kundër.
Në seancën e fundit për vitin 2011, maxhoranca hodhi poshtë propozimin e Partisë Socialiste për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për disa produkte ushqimore dhe energjisë elektrike. 71 deputetët e maxhorancës votuan kundër, ndërsa propozimi mori vetëm 63 votat e opozitës.
Po ashtu në seancën e ditës së sotme Kuvendi miratoi edhe projektligjin për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale. Projektigji mori 71 vota pro dhe 63 kundër. Kuvendi miratoi edhe një sere projektligjesh te tjera.
Kryetarja e Kuvendi, Jozefina Topalli falënderoi të gjithë deputetët për bashkëpunimin, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me opozitën për miratimin e 4 kodeve të rëndësishmë, si dhe ngritjen e komisionit të përbashkëpt për reformën zgjedhore. Ajo ftoi deputetët që vitin tjetër të vazhdohet me reformat për të shkuar në rrugën e duhur.
© Panorama.al











