FRANCE- Presidenti francez, Nicolas Sarkozy tha se tashmë është e qartë se pas samitit të javës së kaluar, në të cilin Britania e Madhe vuri veton ndaj ndryshimeve të traktatit të Bashkimit Evropian, mund të flasim për “dy Europë”
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy tha se ai dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel bënë çdo gjë për të bindur Mbretërinë e Bashkuar të nënshkruante marrëveshjen.
Ai i tha Le Monde se marrëveshje do të sillte “lindjen e një Evrope të re”
Kryeministri britanik, David Cameron pritet që sot të bëjë një deklaratë publike lidhur me bisedimet e mbajtura javën e kaluar.
Më herët zëdhënësi i tij tha se qeveria britanike do të kërkojë të “angazhohet në mënyrë konstruktive” me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, pavarësisht se qëndrojmë jashtë marrëveshjes së arritur të premten në Bruksel.
© Panorama.al











