Sarandë, Edi Rama promovon librin “Kurban”

Dec 11, 2011 | 13:04
Rama duke dhënë autografe për librin “Kurban”

SARANDË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka promovuar sot librin e tij “Kurban” në Sarandë. Gjatë fjalës mes të pranishmëve, ai nuk ka lënë pa sulmuar kundërshtarët politikë, kreun e qeverisë, Sali Berisha dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

Sipas Ramës, Berisha është për të ardhur keq, pasi e ka lexuar librin, por nuk pranon që e ka lexuar, duke thënë se nuk e lexoj.

Ndërkohë, që për Metën ka theksuar se e beson teksa ka thënë se nuk e ka lexuar, duke e akuzuar se ai nuk lexon libra.

Rama e ka vleresuar si shume te frutshem takimin e sotem ne Sarande. Ai ka shkruar ne Twitter se “Promovimi u kthye ne nje bashkebisedim te ngrohte e shume interesant per shkak te Sarandes qe eshte personazh i librit”.

Më herët, në profilin e tij në Twitter, Rama njoftonte për vizitën e radhës në këtë qytet, jo vetëm për librin, por edhe për politikën. “ Ne Sarande per librin dhe politiken. Paraditja ne Xarre ku sapo ka mbaruar vjelja e mandarinave. 8 mije ton per Shqiperine e Kosoven!”- shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura