SARANDE/ Policia kufitare me godinë të re

Jul 21, 2012 | 12:39

SARANDE – Me një ceremoni të organizuar enkas është inauguruar paraditen e së premtes godina e re e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. E ndërtuar me një fond prej 282 mijë eurosh financime të Bashkimit Europian, godina e re me kushte bashkëkohore, në portin e qytetit, do të krijojë kushte më të favorshme në punën e efektivit të policisë kufitare për menaxhimin e kufijve detarë e tokësorë, si dhe në goditjen e trafiqeve të paligjshme. Ambasadorja gjermane, Karola Myler Holtkepmer, u shpreh se ky investim shërben njëkohësisht për përmbushjen e një prej 12 pikave, siç është ajo e goditjes së trafiqeve të paligjshme, që BE i ka vënë kusht Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura