Me anë të një postimi në rrjete sociale, Jozefina Topalli tregon mesazhet që i vijnë nga emigrantët.

Një prej tyre i shkruan se sapo mori zarfin me fletën e votimit të dërguar me postë nga KQZ dhe votoi nr.1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Topalli thekson se mesazhe të tilla i vijnë gjithnjë kundër regjimit të Edi Ramës. “Sapo votova nr 1. 3 vota nga Gjermania – kundër regjimit! Këto janë mesazhet që më vijnë çdo ditë në WhatsApp, Instagram, Facebook… Zëra të qartë, vendime të forta! Faleminderit diasporë! Ju jeni shpresa, ju jeni zëri i ndryshimit! Ju jeni forca që po shkruan historinë e re të Shqipërisë!”, shkruan Topalli.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama postoi një foto në facebook, me një familje emigrantësh në Gjermani, votues në Dibër të cilët morën të parët dje zarfin me fletën e votimit, të dërguar me DHL.











