Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se nisma për paqe në Ukrainë po avancon, por paralajmëroi se presioni ndaj Rusisë duhet të mbetet i fortë deri në arritjen e rezultateve konkrete.
Duke folur para nisjes së takimit të ministrave të Jashtëm të Aleancës, Rutte vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara në zhbllokimin e procesit diplomatik.
“Është një gjë pozitive që procesi i paqes është në zhvillim. Vetëm SHBA, nën udhëheqjen e presidentit Trump, arritën të thyejnë ngërçin,” u shpreh ai.
Megjithatë, Rutte theksoi se në mungesë të përparimit të prekshëm, mbështetja ushtarake për Kievin nuk duhet të ndalet.
“Nëse nuk do të ketë rezultate, është thelbësore që armët të vazhdojnë të dërgohen në Ukrainë. Gjithashtu, sanksionet ekonomike ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë të kenë efekt, dhe kjo po ndodh,” tha ai.
© Panorama.al












