Tirana zyrtare mbajti sot Samitin e Planit të Rritjes për ballkanin perëndimor me BE-në.
Pas përfundimit të tij, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, duke theksuar se Shqipëria dhe kryeqyteti u bë sot sërish qendra e Europës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali shkruan se qytetarët do të vijojnë të përfitojnë edhe nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming.
“Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara”, shkruan ministrja në postim.
© Panorama.al












