Samantha e “Sex and the City” godet përsëri: Aktrimi më jep më shumë kënaqësi se sa o*gazma apo droga

Nov 4, 2025 | 17:00

Aktorja e njohur Kim Cattrall, ka shprehur dashurinë e saj të madhe për aktrimin, duke theksuar se arti i të interpretuarit i ofron një ndjenjë kënaqësie më të madhe se sa seksi.

kim-katral

Gjatë pjesëmarrjes së saj në Tribeca Festival Lisboa, 69-vjeçarja foli për rrugëtimin e saj artistik dhe rrëfeu se, pavarësisht vështirësive që sjell ky profesion, ajo e adhuron punën që bën.

“E dua punën time. E adhuroj. Është e vështirë, është komplekse, por kur gjithçka shkon mirë, ndjenja e kënaqësisë është e jashtëzakonshme,” u shpreh Cattrall.

Për të përshkruar intensitetin e kësaj kënaqësie, ajo shtoi: “Është ëndrra jote të merresh me këtë profesion dhe të bashkëpunosh me njerëz në kulmin e zhvillimit të tyre. Të jesh pjesë e këtij procesi është më mirë se një orgazmë apo çdo lloj droge.”

Sipas saj, suksesi profesional i ka dhënë edhe luksin të mos ndikohet më nga mendimet e të tjerëve.

“Është puna jote, por mendimet e të tjerëve për mua nuk janë puna ime. Nuk dua as t’i di,” tha ajo me vendosmëri.

Në fund të fjalës së saj, Cattrall u shpreh se dëshiron të shijojë çdo moment të jetës dhe të sjellë gëzim tek njerëzit përmes artit.

“Nuk e di sa vite më kanë mbetur. Dua të kaloj mirë. Është një kënaqësi e madhe të shohësh njerëzit të qeshin me diçka që ti e ke krijuar. Sepse ajo që po ndodh në botë është e frikshme, demokracia është e brishtë dhe ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. E çfarë mënyre më të bukur për të na bashkuar se përmes kënaqësisë?”, përfundoi aktorja.

© Panorama.al

Te lidhura