Hamdi Salihi do të luajë në Kinë gjatë tri viteve të ardhshme. Bomberi i përfaqësueses shqiptare ka arritur një marrëveshje me klubin kinez të Changchun Yatai FC (shqiptohet Çangçun Jitai), dhe do të përfitojë rreth 1.8 milionë dollarë ose afërsisht 1.3 milionë euro. Ndërkaq, klubi i Rapidit ka fituar rreth 450 mijë dollarë nga shitja e kartonit të sulmuesit të përfaqësueses shqiptare. Akordi mes dy klubeve është arritur dje në mbrëmje, ndërkohë që futbollisti kishte rënë dakord për aspektin financiar pak ditë më parë, por problemi kishte ngecur te klubi austriak, që kërkonte shumë për kartonin e bomberit shqiptar. Dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët vetëm dje në mbrëmje, teksa edhe transferta e parave të kartonit u realizua pak orë më parë.











