Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji vuri theksin e narrativës së tij politike tek përballja e PD dhe opozitës me të gjithë forcën e saj ndaj qeverisë dhe mazhorancës në këtë situatë skandalesh dhe të mos jenë pasivë apo inferiorë duke u mjaftuar me humbjen zgjedhore.
Ai tha se nuk e pranonte dot pranimin e një humbjeje të tillë, duke kërkuar revolta të fuqishme dhe analizë me përgjegjësi brenda Partisë Demokratike.
“Unë nuk mund ta pranoj dot që Partia Demokratike të thotë na mundën në zgjedhje, sepse ne jemi parti e fortë”, tha ish-ligjvënësi sot në studion e “News 24”.
Salianji e sheh opozitën shumë inferiore dhe i duhej një analizë jo vetëm e thellë, por edhe me masa konkrete për ripërtëritje, riorganizim, analizë dhe ndarje përgjegjësish për atë humbje më 11 maj.
“A ka probleme apo jo, ndaj do diskutohet. Prandaj jemi këtu, analizë PD nuk ka bërë kurrë dhe do e bëjmë ne. Nuk do bëjmë vetëm analizë, por do mbahen edhe përgjegjësi. A ka përgjegjësi apo jo? Duhet ta bëjmë analizën. Sepse nuk mund ta marrim Messin dhe ta çojmë në një skuadër të dobët, sepse nuk fiton dot”, tha ish-deputeti mes të tjerash.
Madje ai kërkoi që pas analizës të ndaheshin edhe funksionet, jo të mbaheshin primare në parti dhe më pas fituesit të mos kandidonin.
“A duhen ndarë funksionet, a duhet t’i mbajmë Primaret apo jo dhe nëse po a duhet t’i vendosim ata deputetë? A duhet ripërtërirë partia apo jo, a duhet të japim hapësira për këta njerëz në parti, këto duhen diskutuar”, u shpreh Salianji.
© Panorama.al












