DOKUMENTI/ Sali Berisha dorëzon kërkesë në KQZ për regjistrim të PD-së në zgjedhjet e 11 Majit

Feb 19, 2025 | 15:00

Kryetari i Partisë Demokratike i ka dorëzuar KQZ-së kërkesë përmes të cilës kërkon që PD të regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit.
MixCollage-19-Feb-2025-03-09-PM-7799Gjithashtu Berisha ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe 3 dokumente tjera.

Një vërtetim që partia është e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Deklaratën e angazhimit solemn të kryetarit të partisë politike Model KQZ-04-02.

Deklaratë për hapje llogarie të posaçme bankare të partisë politike Model KQZ-04-03.

Screenshot_18

Kujtojmë se dje (18 shkurt) përfundoi afati që Partia Demokratike kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.

 

Në ditët në vijim pritet që Kryesia të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare. Sipas burimeve janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për t’u futur në primare.

 

Lexo edhe: Primaret në PD/ Helidon Bushati: Heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet

Lexo edhe: Dy deputetë u tërhoqën nga gara e primareve, reagon kreu i PD: Ata kanë besimin e plotë të Berishës për çdo iniciativë!

© Panorama.al

Te lidhura