Saleh: E keni keqkuptuar demokracinë

Mar 28, 2011 | 11:50

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, tha të dielën gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Përgjithshëm të Popullit, në kryeqytetin Sana, se të gjitha vendimet e tij kanë marrë miratimin e deputetëve. Ai foli mbi zhvillimet e dhunshme në vend gjatë dy muajve të fundit, që kërkojnë demokraci dhe dorëheqjen e tij. “Demokraci do të thotë që njerëzit të marrin frymë lirisht dhe të flasin me arsye. Por ata e kanë keqkuptuar demokracinë”, tha ai. Saleh akuzoi Al Kaedën, gjeneralët që dezertuan dhe rebelët Houthi, se janë bashkuar kundër pushtetit. “Nëse ne qëndrojmë bashkë, kriza do të mbarojë”, tha ai. Presidenti paralajmëroi për afrimin e një situate kaotike, njëlloj si ajo e Somalisë. “Ai që duhet të largohet, është grupi i konspiracionit, jo mbajtësi legjitim i Kushtetutës”, tha Saleh. Ndërkohë, raportohet se në Sana protestuesit kanë vrarë gjashtë anëtarë të forcave të rendit.

© Panorama.al

Te lidhura