Sabrije Idrizaj harron Noizyn, lidhet me amerikanin Kalamba

May 28, 2011 | 13:02

Afera e dashurisë që bëri bujë mes Noizyt dhe modeles Sabrije Idrizaj, siç duket po merr një kah tjetër.  Sabrija ka filluar ta harrojë reperin e njohur dhe, siç kemi njoftuar, edhe Noizy po bën të njëjtën gjë. Javë më herët kemi treguar se Noizy ka filluar një lidhje të re me missin e Kosovës, Kaltrina Hoxhën, ndërsa këtë javë po zbulojmë një tjetër lidhje të Sabrijes me një amerikan që jeton në Zvicër. Bëhet fjalë për Felix Kalamba, djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën modeles kosovare. Se sa do të zgjasin këto lidhje nuk dihet, pasi deri më tani nëpër duart e Noizyt kanë kaluar shumë femra të bukura, madje shumica prej tyre, të njohura, por lidhje e deklaruar ka qenë vetëm ajo me Sabrijen. Nëse do të lidhet përsëri me të, pritet të shihet.

© Panorama.al

Te lidhura