Qeveria e Polonisë ka arritur në përfundimin se “të gjitha gjurmët të çojnë në lindje, drejt Rusisë”, pas incidenteve të sabotimit të fundjavës në rrjetin hekurudhor të vendit, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Władysław Kościeniak-Kamiś.
Duke folur në ‘Radio Zet’ sot në mëngjes, ai konfirmoi gjithashtu raportet se hetuesit po shqyrtonin një pajisje të gjetur pranë vendit të shpërthimit në linjën Varshavë-Lubin, e cila besohet se është vendosur për të regjistruar “shpërthimin ose për të vëzhguar vendin e ngjarjes” e incidentit.
Fakti që të gjitha provat e mbledhura “tregojnë” nga Moska u pohua edhe nga zëdhënësi i Forcave Speciale Polake, Jacek Dobrzynski.
Kosiniak-Kamis theksoi se Polonia dhe Evropa po përballen me “një situatë midis luftës dhe paqes, ku kemi sulme, akte sabotimi, dezinformim në një shkallë gjigante në internet, si dhe shkatërrim ose përpjekje për të shkatërruar infrastrukturën kritike në të gjithë Evropën”.
Të hënën në mbrëmje, prokurorët polakë njoftuan se kishte nisur një hetim për “akte sabotimi me natyrë terroriste të kryera në emër të një shërbimi të huaj inteligjence kundër Republikës së Polonisë”.
Ndërkohë, të martën në mëngjes, qeveria polake mblodhi një takim të komitetit të sigurisë kombëtare për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm në reagimin e saj ndaj incidenteve në rrjetin hekurudhor.
© Panorama.al












