Rusia kërcënon Ukrainën me sulme të reja, apel shtetasve të huaj: Largohuni nga Kievi

May 26, 2026 | 8:08

Rusia ka kërcënuar se do të ndërmarrë një valë të re “sulmesh sistematike” ndaj Kievit, vetëm pak ditë pasi kreu një nga bombardimet më të mëdha ndaj kryeqytetit ukrainas që nga fillimi i luftës.

sulme ruse ne ukraine

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse tha se sulmet e reja do të kenë në shënjestër “qendrat e vendimmarrjes dhe postet komanduese”, si dhe objektet për prodhimin e dronëve në Kiev.

Moska u bëri thirrje shtetasve të huaj dhe diplomatëve që të largohen nga kryeqyteti ukrainas “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa paralajmëroi qytetarët të shmangin ndërtesat administrative dhe objektet ushtarake.

Nga ana tjetër, Ukraina i cilësoi kërcënimet ruse si “asgjë më pak se shantazh i pacipë” dhe u kërkoi aleatëve perëndimorë të shtojnë presionin ndaj Moskës.

© Panorama.al

Te lidhura