Rusia kërcënoi me sulme dhe iu bëri thirrje të huajve të largohen nga Ukraina, BE thërret të ngarkuarin rus me punë në Bruksel

May 26, 2026 | 15:53

BE thirri të ngarkuarin rus me punë në Bruksel për të protestuar, pasi Moska njoftoi se kishte ndërmend të niste “sulme sistematike” kundër objektivave në Kiev dhe u bëri thirrje shtetasve të huaj të largoheshin nga kryeqyteti ukrainas.

Selia e Bashkimit Evropian

Zëdhënësja e  politikës së jashtme të BE-së, Anita Hipper, e përshkroi “kërcënimin ndaj qytetarëve dhe diplomatëve të huaj për t’u larguar nga Kievi” si një “përshkallëzim të papranueshëm” në një postim në platformën X.

Siç raportoi ajo, BE-ja thirri të ngarkuarin me punë rus dhe i kërkoi Moskës “të ndalojë së synuari civilët”. Ajo shtoi se delegacioni i BE-së mbetet në Kiev.

“Kërcënimi i Rusisë ndaj qytetarëve dhe diplomatëve të huaj për t’u larguar nga Kievi është një përshkallëzim i papranueshëm”, tha zëdhënësja.

© Panorama.al

Te lidhura