Rusia: Jo luftës në Iran, do të jetë shkatërruese

Jan 19, 2012 | 12:44

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar vendet perëndimore se një luftë me Iranin do të kishte pasoja shkatërrimtare. Lavrov tha dje se kjo luftë sillte rrezikun e miliona refugjatëve, ndërsa “një ndërhyrje në vendin me 75 milionë banorë do t’i vinte zjarrin të gjithë Lindjes së Mesme”. Ideja e luftës me Iranin është hedhur nga Izraeli javë më parë, por ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak, tha dje se një sulm ndaj Iranit është një mundësi e largët për momentin, por jo e përjashtuar. Po dje, ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, tha gjatë një vizite në Turqi se Stambolli është vendi më i preferuar për një takim me përfaqësues ndërkombëtarë, për të biseduar rreth programit bërthamor të vendit të tij. Ideja e tij u hodh poshtë nga Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe, e cila nëpërmjet një deklarate theksoi se nuk ka asnjë plan konkret për takime të këtij lloji.

© Panorama.al

Te lidhura