Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu, u takua sot në Moskë me Ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi.
Tematika e takimit ishte për të diskutuar një sërë çështjesh ushtarake dhe të sigurisë, raportuan mediat ruse.
“Të dyja palët do të diskutojnë situatën në rajonin e Azi-Paqësorit, bashkëpunimin në sferat ushtarake dhe ushtarako-teknike”, raportuan mediat.
Më tej theksohet se u fol gjithashtu edhe për:
“Bashkëveprimin midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe shërbimeve speciale”, raportoi agjencia e lajmeve ushtarake Zvezda.
© Panorama.al











