Ruli: Rritje të eksporteve bujqësore, ulje importi

Jan 17, 2012 | 11:11

TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli duke analizuar punën një vjeçare të institucionit që drejton ka deklaruar se viti që lamë pas ka shënuar rritje të kënaqshme të eksporteve bujqësore dhe nivelin më i ulët për importet gjatë 5 vjecarit të fundit.

“Dinamikën e sektorit të bujqësisë e ilustron ecuria e eksporteve bujqësore. Eksportet paraqesin zgjerim dhe në total kemi rritje 33%, ku veç perimeve, bimëve medicinale, kemi tashmë fruta dhe sidomos eksportin e patates. Eksportet e prodhimeve blegtorale paraqesin rritje të mirë për këtë vit 38% dhe ajo që spikat është rritja e eksportit të mishit”- tha Ruli.

Sipas tij, tendencë rritje kanë shënuar eksportet e agroindustrisë, eksportet e peshkut të konservuar, perimet e konservuara dhe prodhimet e mishit.

Nder prioritetet e ketij viti Ruli ka theksuar dixhitalizimin teresor te tokes bujqesore. “Aktualisht kemi regjistrim te rreth 50% të zonave kadastrale, po punohet për kalimin tij në formën dixhitale, me tej, dixhitalizimi i kadastrës së tokave dhe veprave kulluese e ujitëse”- tha Ruli.

© Panorama.al

Te lidhura