Kreu i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi e quajti sot të paligjshëm aktin normativ të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, por shtoi se vlerësimi për të i mbetet Kolegjit Zgjedhor, vendim që do të jepet më 3 qershor. Ai denoncoi prishjen e procesit zgjedhor nga Komisioni Qëndror i Zgjehdhjeve dhe Partia Demokratike në momentin, që siç e quajti ai, gongu kishte rënë, pra numërimi kishte mbaruar.
Ruçi tha se Partia Socialiste, disponon të gjitha dokumentet që vërtetojnë se prishja e procesit ka nisur pas përfundimit të tij. Ai tha se të gjitha këto dokumente do t’i vihen në dispozicion faktorit ndërkombëtar por edhe organeve të drejtësisë.
“Mjafton të shikosh njërën prej kutive të votuara, për të kuptuar se votat e shtuara për kryetar, dhe që KQZ-ja ia ka dhënë zotit Basha, janë të futur në kuti pas procesit, çka implikon jo vetëm hedhësin por KQZ-në një një krim elektoral, ka shumë kuti të tilla, që vërtetojnë se prishja e procesit ka filluar pas rënies së gongut”- theksoi Ruçi.
Sipas vendimit të KQZ-së, janë gjetur 357 vota më shumë në kutinë e kryetarit, sesa çka patur votues, shtoi ai.
Duke cituar kryeministrin Berisha se ishte gabim njerëzor, hedhja e votave në kutinë e gabuar, Ruçi tha se “në qoftë se do ecimi me këtë logjik, sipas Kodit Electoral, duhet të barazohen shifrat, duke mbledhur numrin e votuesve me numrin e fletëve të votimit. Gabim njerëzor mund të jetë, por në fund duhet të kemi përpuethshmëri shifrash”- tha ai.
Më tej Ruçi shtoi, se në vend të praktikës së ankimimit pas shpalljes së rezultatit paraprak nga KQZ-ja, ku Rama ishte fitues me 10 vota, Berisha vendosi të ndjekë idenë e tij, për të numëruar të ashtuquajturat votat në kutinë e gabuar. Kjo është e pasaktë, siç e vunë re të gjithë, vezhguesit ndërkombëtarë apo ata vendorë. Praktikisht KQZ, ndryshoi rregullat e lojës të vendosura paraprakisht, tha Ruçi.
© Panorama.al











