TIRANË- Pas ftesës së kryeministrit, drejtuar opozitës për hartimin e rezolutës për integrimin ka reaguar kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruci. Sipas tij, Berisha ka ndërhyrë në kohën dhe vendin e gabuar.
“Kryeministër nëse i ke seriozisht ato që the, nuk duhet të kishe ndërhyrë në këtë moment. Duhet të reagosh duke u tërhequr nga uzurpimi që i ke bërë fjalës së lirë, votës së lirë, pavarësisë së institucionit të parlamentit. Nëse e keni lexuar mirë vizitën e dy miqve do të fillonte nga funksionimi i Kuvendit”- tha Ruci.
Sipas tij, opozita në datën 5 mes liderit të vet dhe grupit parlamentar ju ka dhënë përgjigje atyre që shtroi ai dhe pret reagimin e tij. “Qe ne 23 dhjetor e keni rezolutën e opozitës për 12 rekomandimet, ne e kemi ofruar kontributin dhe vullnetin politik, atëherë ja ku e kini rezolutën”- tha ai.
© Panorama.al











