‘S’jam shprehur kundër rrugës, kundër vjedhjes’

Dec 16, 2011 | 14:47

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama sfidoi sot kryeministrin Sali Berisha që të provonte qoftë edhe me një dokument të vetëm shrehjen e tij kundër Rrugës së Kombit.

Pas mbledhjes së parë të Kryesisë së Re të Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se, “informova Kryesinë për ç’ka Saliu ka shprehur në prani të studentëve kosovarë. E kam sfiduar dhe vazhdoj ta bëj, të provojë me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga përfaqësuesit e PS-së të jetë shprehur kundër rrugës së Kombit, si projekt, ndërkohë që i rithem që, turp turp turp që me Rrugën e Kombit keni bërë një biznes fitimprurës duke grabitur fondet e taksapaguesve shqiptarë.”

Në një prononcim të shkurtër për mediat Rama tha se takimi i Kryesisë së Re të PS-së ishte një takim konsultativ dhe shumë frytdhënës, ku u diskutua për hapat që do të merren drejt fitimit të zgjedhjeve të vitit 2013, si dhe për prononcimet e partive të vogla lidhur me reformën zgjedhore.

Rama shprehu vullnetin e plotë të PS-së për të dëgjuar dhe për tu dakordësuar me të gjitha partitë e vogla të interesuara për reformën zgjedhore.

© Panorama.al

Te lidhura