Rritja e çmimeve, Bashkia monitoron tregjet

Dec 13, 2011 | 17:35

TIRANE- Vetëm pak ditë pas takimit të kreut të Bashkisë së Tiranës me biznesmenë nga Tiranë, ku u diskutua për çmimet gjatë festave të fundvitit, task- forca e Bashkisë ka nisur aksionet intensive të monitorimit në tregjet me pakicë dhe shumicë të Tiranës për t’i prerë rrugë abuzimit me çmimet

Zyrtarë të Bashkisë monitoruan sot tregjet me shumicë të kryeqytetit.

“Bashkia e Tiranës është e vendosur me çdo mënyrë, për të ndaluar të gjithë abuzimet dhe spekulimet me mallrat ushqimor. Kjo është edhe arsyeja që sot ne ndodhemi këtu, në një nga tregjet e shumicës të Tiranës, për të ushtruar të gjithë kompetencat që ne na njeh ligji, për të ndaluar spekulimet dhe abuzimet në treg. Nuk kemi ndërhyrë dhe nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë në mekanizmin e kërkesë-ofertës. Për ne, tregu i lirë është i shenjtë, por ne do të ndalojmë me çdo kusht spekulantët, ata që abuzojnë me çmimet në dëm të konsumatorëve, por njëkohësisht ne ndihmojmë edhe tregtarët, sepse u garantojmë atyre mjedisin e duhur, për një konkurrencë të lirë dhe të ndershme”- tha për mediat nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti.

Pranë katër tregjeve me shumicë të kryeqytetit, atij tek Uzina Dinamo, tregu ushqimor tek Qyteti i Nxenësve, Sheshi Avni Rustemi dhe Tregu i Shumicës tek 21 Dhjetori, janë instaluar grupe të përbashkëta të Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Drejtorisë së taksave të Bashkisë dhe Policisë Bashkiake

Ndërsa grupe të tjera të përbashkëta monitorojnë  tregjet me pakicë dhe supermarketet e  kryeqytetit.

© Panorama.al

Te lidhura