Japoni, rritet në 5 niveli i alarmit në Fukushimë

Mar 18, 2011 | 11:29

JAPONI- Japonia rrit nivelin e alarmit në centralin e Fukushimës. Niveli i rrezikshmërisë nukleare është rritur pak më parë nga 4, në 5, nga 7 që është pika e rrezikut ndërkombëtar për aksidentet atomike. Sipas shifrave më të fundit, alarmi mbahet 2 nivele më poshte katastrofës së Çernobilit, në vitin 1986 dhe ka rritur panikun në gjithë zonën.

Ekipet japoneze vazhdojnë me operacionet për rivendosjen e lidhjeve elektrike në sistemin e ftohjes të reaktorit bërthamor që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami.

Ndërkohë, vazhdon derdhja e tonelatave të ujit për t’i ftohur reaktorët në centarlin Daiçi Fukushima, 250 km në veri të Tokios.

Jukia Amano, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, e quajti emergjencën bërthamore  “aksident ekstremisht serioz”, dhe tha se do të duhet ndihma ndërkombëtare për t’u marrë me të.

Ndërkohë, policia japoneze tha se bilanci i të vdekurve dhe të zhdukurve nga cunami i së premtes së kaluar ka shkuar në të paktën 16.600, ndërsa më shumë se 6.405 njerëz janë konfirmuar të vdekur.

© Panorama.al

Te lidhura