Pas rrëzimit në Parlament të propozimit të PS-së për heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë dhe ilaçet, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama e quajti këtë një lajm të keq nga qeveria.
Në një reagim të tij nëpërmjet sajtit zyrtar, Rama shprehet se ky është një lajm i keq ne kete fundviti për të gjitha familjet e zakonshme të vendit.
Sipas Ramës, qytetarët “Do të vazhdojnë të përballen me rritje çmimesh për produktet jetike dhe për ilaçet. Do të vazhdojnë t’i paguajnë qeverisë 20 përqind taksë për çdo bukë, gotë qumësht, kokërr vezë apo aspirinë. Do të vazhdojnë të paguajnë 20 përqind taksë për drita e korent, pavarësisht sa i paguan qeveria ata ose edhe nëse nuk i paguan askush ngase janë të papunë”
Kreu socialist e quan këtë dallimi të qartë mes rrugës së programit të socialsitëve dhe qevrisjes pa rrugëdalje për njerëzit e zakonshëm.
Reagimi i plotë i kreut socialist mund të lexohet në http://edirama.al/shkrime/368-lajm-i-keq-nga-qeveria.html
© Panorama.al











